Shqipëria e fundt për shpenzimet publike/ Radonshiq: Të përqendruara vetëm në qytetet kryesore

Shqipëria e fundt për shpenzimet publike/ Radonshiq: Të përqendruara vetëm në qytetet kryesore

Pedagogia e ekonomisë Romina Radonshiq për renditjen e Shqipërisë për shpenzimet publike nga FNM, në grupin më të dobët për efiçencën e shërbimeve buxhetore thotë se është element shumë negativ që ndikon drejtpërdrejtë te qytetarët.

Nga studio e “MCN Economy”, ajo deklaroi se pjesa më e madhe e buxhetit financohet nga tatimet dhe taksat, në mënyrë që ne të marrin mbrapsht shërbime, por se një gjë e tillë nuk ndodh në mënyrën e duhur.

Sipas saj, investimet janë përqendruar vetëm në kryeqytet dhe në qytetet kryesore.

Për sa kohë kemi menaxhim jo efikas, këto para që ne si qytetarë i japim për të marrë shërbime nga qeveria, i bie që këto shërbime të mos jenë cilësore. 

E kemi parë në shëndetësi, arsim etj., por edhe në borxhin publik. Të gjitha këto ndikojnë negativisht në mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Investimet janë përqendruar vetëm në kryeqytet dhe në qytetet kryesore.

Ndërkohë që jemi tek teknologjia dhe shumë shërbime ofrohen nga eAlbania, ne kemi një numër më të lartë të administratës.

Ndërkohë që kemi rritje të shpenzimeve për teknologjinë, kemi shpërdorim të fondeve publike, me numrin në rritje të punësimeve në administratë. 

Sa i takon shifrës prej 1.6 miliardë euro investime publike, Radonshiq, deklaroi se në momentin që vonohet projekti është kosto shtesë pasi duhet të mbarojë në kohë dhe brenda buxhetit të parashikuar, pasi në të kundërt kërkon kosto shtesë.

Në vijim Radonshiq shtoi se investimet që bëhen në vendin tonë janë në rrugë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy