Qeveria shqiptare ka firmosur një memorandum mirëkuptimi ndërmjet kompanisë shtetërore AlbGaz dhe kompanisë spanjolle Enagas gjatë qëndrimit të tyre në Spanjë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëspresidentja dhe ministrja për tranzicionin ekologjik dhe sfidën demografike, Teresa Ribera dhe ministrja shqiptare e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes.
Ndër të tjera kreyeministri Rama dha edhe lajmin se nesër do të inaugurohet nisja e ndërtimin së parkut të parë diellor, i pari në rajon.
‘Keni kryesuar përpjekjet e qeverisë suaj këtu për tranzicionin ekologjik jemi 100% me energji. Tashmë po investojmë në energjinë diellore.
Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimin së parkut të parë diellor, i pari në rajon. I njëjti kapacitet dhe në të dytin së bashku me Voltalia dhe francezët dhe po kështu po punojmë të bëjmë diçka edhe me erën. Me gazsjellësin Adriatik dhe ne jemi bërë tërheqës tani. Na shohin me interes ndryshe. Jemi shumë të lumtur të shohim që ka shumë kompani që janë të interesuara.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duke folur rreth bashkëpunimit të gazit mes Shqipërisë dhe Spanjës theksoi se energjia është kthyer në armën më të fortë të sigurisë, si dhe bëri me dije se ENAGAS do të mbërrijë në Shqipëri në shtator.
‘Sot kemi firmosur një memorandum bashkëpunimi që i hap rrugën një të ardhme midis dy vendeve tona. Shqipëria është angazhuar të marrë pjesë dhe në investimet e gazit të lëngshëm.
Duhet theksuar se tashmë energjia nuk është më një çështje komerciale, bëhet fjalë për sigurinë. Energjia është kthyer në armën më të fortë të sigurisë. Puna intensive është lënë të nisë në fillim të shtatorit ku ENAGAS do të vijë në Shqipëri.
Në këtë akt, CEO i Enagás, Arturo Gonzalo dhe AlbGaz, Arbër Avrami, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) për të bashkëpunuar në zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Shqipëri.
Kjo marrëveshje hedh themelet për të kontribuar në sigurinë e furnizimit me energji, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel rajonal, dhe në dekarbonizimin e ekonomisë së saj, duke zhvendosur karburantet ndotëse dhe duke promovuar gazrat e rinovueshme.



