Shqipëria bie në renditjen globale të TI/ Xama: Eliminimi i garës, përcaktues kryesor i nivelit të korrupsionit

Shqipëria bie në renditjen globale të TI/ Xama: Eliminimi i garës, përcaktues kryesor i nivelit të korrupsionit

Shqipëria ka bërë hapa prapa përsa i përket korrupsionit gjatë vitit të shkuar. Në renditjen Globale të sapo publikuar nga Transparency International Shqipëria ka zbritur plot 11 vende krahasuar me një vit më parë. 

 

Lidhur me këtë gazetarja Ola Xama në ‘MCN Economy’ u shpreh se të gjitha indekset që mat raporti TI kanë ardhur në përkeqësim në vitin 2025, teksa theksoi se Shqipëria ka përmirësime sa i përket hetimit të korrupsionit.

 

Sipas saj raporti zbardh korrupsionin dhe te kompanitë private krahas atyre shtetërore, teksa thekson se hetimet e SPAK kanë treguar që çdo hallkë e bashkisë së Tiranës shfaq sjellje korruptive.

 

Metodologjia që ndjek TI për korrupsionin, renditja e një vendi llogaritet nga pika 0 që tregon nivelin më të lartë deri në atë që tregon që s’ka fare korrupsion. 

 

Fakti që Shqipëria ka 39 pikë do të thotë se korrupsioni në Shqipëri është shumë i lartë pra s’kemi kaluar asnjëherë 50%, pra kjo tregon se të gjitha pyetjet dhe indekset që mat TI kanë dalë negative, pra s’ka asnjë nivel të kënaqshëm nga BE. 

 

Sa i përket matjes së korrupsionit në Shqipëri ajo që vihet re nga TI është se Shqipëria në fushën e hetimeve dhe zbulimit të korrupsionit ka përmirësime vitet e fundit, por hetimet tregojnë dhe për një nivel të lartë të korrupsionit sa i përket sektorit privat dhe publik dhe besoj se kjo ka peshën kryesore të rritjes së nivelit të korrupsionit në këtë raport.

 

Jo vetëm hetimi i kryebashkiakut të Tiranës, por dhe hetime të tjera të bashkisë nga SPAK kanë treguar se çdo hallkë e këtij institucioni ka brenda korrupsionin, ryshfetin. 

 

Të njëjtën gjë shohim dhe në sjelljen që ka bërë qeveria dhe ekzekutivi dhe sa i përket hetimeve mungon reagimi institucional. Eliminimi i garës është një nga përcaktuesit kryesor të nivelit të korrupsionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy