Balluku inspekton punimet: Rruga e Arbrit hapet më 29 nëntor

Balluku inspekton punimet: Rruga e Arbrit hapet më 29 nëntor

Dy ditë përpara hapjes së “Rrugës së Arbrit”, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka parë nga afër përfundimin e punimeve të këtij projekti.

Së bashku me Ballukun për inspektim ishte edhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi.

“Ky segment do të hapet më 29 nëntor në formën e kantierit – 80% e kalueshme – më pas punimet do të mbyllen në qershor të vitit 2022. 

“Po punohet për detajet e fundit në prag të hapjes për qarkullimin e automjeteve të këtij aksi, i cili afron verilindjen e vendit me kryeqytetin”, bëri me dije Balluku në fjalën e saj.

Ministrja theksoi se i gjithë ky projekt përbëhet nga gjashtë tunele. Deri më tani kanë përfunduar punimet për pesë tunele.

Kjo rrugë do të lidhet me Bypass-in e Klosit prej 8.8. km.

Poashtu në këtë aks ndodhet edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon.

“Rruga e Arbrit” do të lidhë Tiranën me Dibrën me një gjatësi prej rreth 75 kilometra.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy