Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur procedurat për të zyrtarizuar kompanitë fituese që do të merren me mirëmbajtjen e 1300 km rrugë nacionale.
Bëhet fjalë për një fond prej 130 milion dollarë i shtrirë në 5 vjet, para këto të cilat do të jepen nga Banka Botërore.
Fondet do te përqendrohen kryesisht në mirëmbajtjen dhe pajisjen me sinjalistikë të akseve rrugore. Në fazën e parë, ishin kualifikuar 16 kompani.
Qeveria Shqiptare dhe Banka Botërore kanë lidhur një kontratë për Hartimin e Strategjisë së Mirëmbajtjes së Rrjetit Rrugor të Republikës së Shqipërisë bazuar në performancë, i cili synon të përmirësojë dhe rrisë efiçencën dhe nivelin e shërbimit të rrugëve nacionale.



