Fenomeni “dumping” brenda Europës mbetet kërcënim për zhvillimin ekonomik të vendeve anëtare dhe gjithashtu konsiderohet si i padrejtë.
Rustichelli u shpreh se në Irlandë, Vendet e Ulëta dhe Luksemburg injorohet fakti se falë kompanive të huaja mblidhen rreth 270 miliardë dollarë si përfitime ekstra, për shkak të taksave të ulëta që ofrojnë.
Kjo ishte deklarata e Presidentit të Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregut, Roberto Rustichelli në seancën dëgjimore në Komisionin Politik të Dhomës së Bashkimit Europian.
Ai nënvizoi se ky është një fenomen problematik në rastin e atyre vendeve që përkrahin praktika të tilla të padrejta tatimore.
Shkurt, këto vende janë parajsa fiskale për kompani të ndryshme, të cilat shënojnë fitime të larta dhe dëmtojnë ekonomitë e shteteve të tjera.
Disa studime kanë treguar se për shkak të konkurrencës së padrejtë tatimore në nivel europian, p.sh, Italia humbet mundësinë për të fituar nëpërmjet taksimit mbi 23 miliardë dollarë.
Sepse, 11 miliardë fitime zhvendosen në Luksemburg, mbi 6 miliardë në Irlandë, 3.5 miliardë në Holandë dhe mbi 2 miliardë në Belgjikë.
Rustichelli tha se ekziston një “vakum ligjor” dhe për këtë arsye disa shtete anëtare të unionit përfshihen në praktika agresive tatimore, duke dëmtuar kështu disa vende të tjera europiane.



