Eksperti i planifikimit urban Imeldi Sokoli thotë se nga programi 100 fshatra impakti është negativ.
Duke folur për “MCN Economy”, ai deklaroi se ky program u mendua se do i jepte impuls të ri zhvillimit rural, por rezultatet nuk dolën të tilla, ndonëse u investuan 207 milionë euro.
Sipas tij, programi 100 fshatrat u kthye në një program të rëndomtë infrastrukturor dhe nuk prodhoi impuls në ekonomi.
Nga portalet qeveritare kemi një shifër 207 milionë euro të investuara, kështu thuhet. Në vitin 2025 thuhet se deri në 2030 do të investohen edhe 90 milionë euro të tjera në këtë drejtim. Ky është një program qeveritar, por ne nuk e gjejmë këtë program në investimet e huaja.
Ky program u mendua se do i jap impuls të ri zhvillimit lokal në nivel rural. Por rezultatet janë të frikshme, se nuk di ndonjë investim në ndonjë fshat që ka ardhur si pjesë e programit të 100 fshatrave. Mund të ketë ndonjë të vogël. Por një shifër prej 207 milionë euro është shumë e madhe dhe nuk kemi asnjë impakt.
Fshati është më keq nga sa ka qenë dhe këtë mund ta shohim nga numri i sipërmarrjeve në zonat rurale dhe numri i fermave dhe bagëtive. Ekonomia rurale është në rënie, nuk kemi as stanjacion, por kemi impakt negativ.
Ne nuk e kemi të qartë realisht se cilët janë projektet që janë investuar në këtë kuadër, kemi një program qeveritar 100 fshatrat dhe kemi donatorë, por nuk kemi impakte. Ajo që tregon impaktin është negative. U kthye në një program të rëndomtë infrastrukturor.
Nga projekte zhvillimi disa projekte u shndërruan në projekte rrugësh. Ti nuk ke arritur të japësh një impuls në ekonomi. Fshatrat e jugut duke qenë më afër presionit të turizmit, mund të ndezin më kollaj. Patjetër mund të ketë pasur dhe tentativa klienteliste, për t'i çuar projektet në një vend të caktuar.



