
Ndërsa punimet për aeroportin e Kukësit vazhdojnë, qeveria ka miratuar edhe klasifikimin e zonës doganore atje.
Aeroporti i Kukësit pritet të nisë fluturimet e para më 18 prill, rreth një javë përpara zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Vendimi i marrë:
V e n d i m për krijimin, shtrirjen territoriale dhe klasifikimin e zonës doganore, aeroporti ndërkombëtar i Kukësit. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë. Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Fluturimi i parë siç është bërë publik edhe me herët pritet që të realizohet më 18 prill.



