Shqipëria është një vend me kosto jetese të lirë në renditjen botërore, por më e shtrenjtë se sa Greqia, Serbia dhe vendet e tjera të rajonit si Rumania e Bullgaria, këto dy të fundit anëtare të BE-së. Madje, Kosova shënon një distancë me Shqipërinë, duke u renditur e treta në botë për koston më të lirë të jetesës.
Shqipëria hyn tek 50 vendet më të lira në botë për të jetuar. Aho renditet e 27-a në botë mes 112 vendeve të marra në shqyrtim nga një studim i kryer nga “GoBankingRates” që mbështetet në databasen e agjencisë “Numbeo”. Studimi merr si pikë krahasimi çmimet dhe taksat në New York në SHBA.
Sipas studimit, fuqia blerëse në Shqipëri është 58.8% më e ulët se në Newyork. Qiraja është 90.8% më lirë, ndërsa mallrat ushqimore janë 72% më të lira. Mallrat e tjera dhe shërbimet lokale janë 64.4% më të lira.
Shqipëria është një vend evropian e vendosur vetëm në veri të Greqisë me shumë vijë bregdetare përgjatë Detit Mesdhe dhe një popullsi prej 3 milionë. Industritë më të mëdha të vendit janë përpunimi i ushqimeve, produktet e duhanit, tekstilet dhe veshjet.
Edhe pse vendi ka një fuqi më të ulët blerëse se shumica e 50 vendeve më të lira, Shqipëria ofron çmime të ulëta për sendet ushqimore, qiratë dhe shërbimet apo mallrat industriale. Kostoja jetesës për të gjitha këto arrin në rreth $ 630 në kryeqytetin e vendit, Tiranë, thekson studimi.
Nga rajoni, një vend më lart se Shqipëria renditet Mali i Zi, i cili është në vendin e 26, Rumani në vendin 21,, Bullgaria në vendin 20, Serbia në vendin 18, Greqia në vendin e 19, Bosnja në vendin e 11, Maqedonia në vendin e 11.
Por më e lira e rajonit është Kosova, që zë edhe vendin e tretë në botë. Kur është fjala për shpenzimet, Kosova është më e lira për mallrat e konsumit dhe sende ushqimore – përfshirë edhe kryeqytetin Prishtinën.
Shpenzimet për një person të vetëm janë vetëm $ 324 në muaj. Shpenzimet për qiranë qira janë gjithashtu të ulta në vetëm $ 275 në muaj për një apartament me një dhomë gjumi. Më poshtë gjeni tabelën me renditjen e vendeve të botuar nga Time.



