Miratohet eurobondi 500-700 milionë euro në Komisionin e Ekonomisë. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se ky eurobond do të shërbejë për mbështetje buxhetore dhe do të përdoret në arsim, shëndetësi, bujqësia apo infrastruktura dhe mbështetje e investimeve publike.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku e ka konsideruar marrjen e eurobondit shumë të rrezikshëm.
Ndërsa sipas deputetëve të opozitës borxhi do të thellohet e dhe më tej duke kërcënuar ekonominë shqiptare.
Dalja në fillim të nëntorit për eurobondin për ish ministren e Ekonomisë, Anila Denaj është momenti i duhur, për shkak të normave të ulëta të interesit.
Eurobondi sipas parashikimit do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për problemet që ka shkaktuar pandemia.



