Bordi i Transparencës uli me 8 lekë çmimin e naftës, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme, ku nga 215 lekë, do të shitet 207 lekë litri.
Bordi njofton se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtej vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.



