Konflikti në Iran/ Çipa: Mund të rritet numri i vizitorëve në vendin tonë

Konflikti në Iran/ Çipa: Mund të rritet numri i vizitorëve në vendin tonë

Sipërmarrësi dhe eksperti i turizmit Arben Çipa, thotë se konflikti në Iran mund të çojë në shtim të numrit të turistëve drejt vendit tonë.

 

Duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se Shqipëria ka shumë territore për të eksploruar dhe mund të jetë zgjedhje e minutës së fundit, nga ata që kanë guxim dhe ndryshojnë destinacionin. 

 

Për destinacione si Shqipëria ku ndodhemi në distancë nga vendi ku po ndodh lufta, mund të ketë ndikim pozitiv të turistëve. Ritmi ditor i prenotimeve duket në situata të konsiderueshme të mira. Mund të kemi shtim të vizitorëve në territorin tonë. 

 

Ky shqetësim mund të prekë zonën e Greqisë dhe Kretën, që është afër Qipros. Shohim shqetësime të ulëta në territorin shqiptar. 

 

Nuk them se Shqipëria do zëvendësojë Dubain, por ka njerëz që vendosin në momentin e fundit dhe kanë guximin për të ndryshuar destinacionin. Shqipëria ka shumë territore për të eksploruar. Europianët i kanë pushimet e shenjta, nuk i anulojnë për asnjë lloj arsye. 

 

Zgjatja e konfliktit mund të çojë në anulime prenotimesh dhe në Shqipëri. Ne prurjet tona kryesore i kemi nga Europa Qendrore, nëse në Europën Qendrore do të ketë situatë të kësaj natyre, është e sigurt që do të ndryshojnë shumë gjëra se këto shkojnë në mënyrë paralele të lidhura me fluturimet, akomodimet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy