Ekonomia e Francës bie me 8%, shkak izolimi

Ekonomia e Francës bie me 8%, shkak izolimi

Ekonomia franceze pritet të tkurret me 8 përqind këtë vit.

Lajmi është konfirmuar nga ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, pas njoftimit të presidentit Makron të hënën se Franca do të zgjasë izolimin edhe për një muaj tjetër.

“Disa sektorë të tillë si hotelet dhe restorantet nuk do të jenë në gjendje të rifillojnë para 11 majit për arsye të sigurisë shëndetësore, kështu që papunësia e pjesshme do të rritet dhe situata sigurisht do ndikojë tek rritja ekonomike e vendit.” tha Le Maire.

Nga ana tjetër, një fjalim drejtuar kombit të tij, Makron tha në fillimin e javës se masat e rrepta do të mbeten në fuqi dhe kufijtë do të vazhdojnë të mbahen të mbyllur deri më 11 maj, megjithëse në vazhdim pritet të ketë komunikime të tjera zyrtare.

Deri më tani në Francë janë shënuar 14,967 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar rreth 137,877 persona sipas statistikave zyrtare nga universiteti John Hopkins.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy