Raporti: Pandemia rriti varfërinë dhe dhunën në familje në Shqipëri

Raporti: Pandemia rriti varfërinë dhe dhunën në familje në Shqipëri

Mbyllja për më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë ka ndikuar negativisht, si në ekonominë e familjeve shqiptare, edhe në shëndetin mendor të tyre. Një anketë e World Vision ka gjetur se 68% e të intervistuarve janë të shqetësuar se në të ardhmen e afërt situata e krijuar nga pandemia Covid-19 do të ndikojë në punësimin apo vetëpunësimin e tyre. Ndërkohë përqindja e familjeve që raportojnë papunësi për shkak të kësaj situate është rritur me 10%.

Krahas ndikimit negativ në burimet e të ardhura, raporti tregon se qëndrimi i detyruar në shtëpi ka ndikuar edhe në shëndetin tonë mendor, dhunën në familje dhe edukimit.

35% e të intervistuarve raportojnë nivele shumë të larta ankthi dhe stresi. 49% e tyre raportojnë se fëmijët kanë qenë dëshmitarë të grindjeve të të rriturve në shtëpi dhe 17% pohojnë se fëmijët kanë qenë dëshmitarë të dhunës fizike në familje.

Në një kohë ku globalisht dixhitalizimi është mënyra e vetme për të ndërtuar ura komunikimi, ka akoma femijë në mesin tonë që kanë nevojë për infrastrukturë teknologjike për të ndjekur mësimin online. Sipas gjetjeve paraprake të raportit, 5 në 10 fëmijë me aftësi të kufizuar nuk kanë mundur të bëhen pjesë e orëve mësimore nga shtëpia.

Raporti i vlerësimit nga World Vision Albania është hartuar pas intervistave në 1199 familje në 15 bashki të vendit. Mbledhja e të dhënave është realizuar në harkun kohor 28 prill – 8 maj 2020 dhe kohëzgjatja mesatare e çdo interviste telefonike ishte 44 minuta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy