Qeveria pritet të ndërmarrë masa lehtësuese për industrinë minerare, duke qënë se kjo industri po kalon vështirësi në këtë kohë. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Energjtikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, gjatë një vizite në një fabrikë cimentoje në Krujë.
Gjiknuri bëri të ditur se i ka kërkuar Ministrisë së Financave lehtësi për këtë sektor. Gjiknuri kërkoi gjithashtu nga operatorët e këtij tregu që të rehabilitojnë në mënyrë progresive mjedisin që shfrytëzojnë për nxjerrjen e mineraleve.



