Kompania kanadeze që operon edhe në tregun shqiptar të naftës e gazit Pennine Petroleum Corporation ka marrë një linjë kredie për të investuar edhe në vendin tonë. Sipas njoftimit të kompanisë financimi do të përdoret edhe për zhvillimin e burimit të Velcës në brigjet e Vlorës, që kjo kompani e ka marrë me koncesion.



