Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se ata që nuk miratojnë aktet nënligjore të ligjit për lojërat e fatit janë spiunë të tregut ilegalë që edhe pse kanë pushtet politik, i shërbejnë ‘punëdhënësit të tyre të vërtetë”.
Sipas Sokos, influenca e parasë së pistë është aq e madhe sa po pengon çdo gjë.
Kompanitë e kishin infrastrukturës, ti ose ja zëvendëson dhe e bën ligjin shpejt, ose do e kenë aktive. Ai thjesht do e përforcojë. Problemi është me miratimin e akteve ligjore.
Na u desh një vit për të miratuar ligjin, na duhen 3 për të miratuar aktet. Turp! Aktet janë gati që kur miratohet ligji.
Edhe në këtë rast i kanë pasur gati. Janë gati aktet nënligjore. Është problemi, është influenca e parasë që vjen nga bastet ilegale. Bastet ilegale e kuptojnë që janë duke i vrarë. Hyrja në fuqi e ligjit dhe infrastrukturës ligjore do vrasë bastet ilegale. Njerëzit nuk kanë pse shkojnë me frikë për të vendosur një bast, duke folur me shenja, por të flasin lirisht. Njerëzit janë të gatshëm ta zëvendësojnë këtë stres. Paraja që qarkullon në bastet ilegale, është në shifra të tilla që pjesa më e madhe e 3 miliardë eurove që pastrohen në Shqipëri, pjesën më të madhe e zënë paratë e basteve. Paratë që vijnë nga bastet janë 2 miliardë euro. Paratë që vijnë nga korrupsioni trafiqet kapin shifrën 1 miliard euro. Imagjino fuqinë ekonomike që kanë ata njerëz?
Ata që nuk miratojnë aktet nënligjore janë spiunë të tregut ilegal të basteve që kanë pushtet politik në Shqipëri dhe e shfrytëzojnë këtë pushtet për t’i shërbyer punëdhënësit real.
Është në të mirë të shoqërisë, nuk janë vetëm paratë e taksave. E vendosur në peshore, me dëmin që më sjell paraja që nuk kontrolloj dot, më shumë se lekët e taksave unë kam hall të shoh ku shkojnë paratë e basteve, ku shkojnë, kë financojnë. Kur janë të zeza, nuk i shoh, nuk e di ça më bëjnë. Të financon ai terrorizmin, tregtinë e armëve. Jam i interesuar të minimizoj dëmi që vjen nga përdorimi në errësirë i 2 miliardë eurove të pista.
30% e këtyre parashikojnë që nga kryeministri e deri tek polici i thjeshtë i rrugës.
Kush është akti që mungon? Një vendim i Këshillit të Ministrave. Kush e drejton e Këshillin e Ministrave?
E ka gati, duhet vetëm ta çojë në QPZ . Presionet që vijnë nga paraja, 2 miliardë euro, janë shumë të mëdha.



