
Nga studio e lajmeve të MCN TV, gazetari Klodian Tomorri ka komentuar edhe lidhur me koncesionin e markimit për të cilin u shpreh se do të zgjatet me 10 vjet.
Ai tha se koncesioni para 2013 është cilësuar një nga aferat më të mëdha korruptive nga kryeministri Rama, ndërsa tani vendos ta rinovojë me 10 vite.
Do kemi rinovim dhe zgjatje me 10 vjet të koncesionit të markimit, tashmë është ngritur grupi i punës nga ministria e financave dhe doganat që do punojnë mbi kërkesën për zgjatjen e koncesionit të markimit dhe është e qartë që grupit punës do dalë në konkluzionin që duhet zgjatur me 10 vjet sepse është i domosdoshëm. Por kjo është e gjithë formale sepse ai vendim nuk merret nga grupi i punës, ai merret mbi bazën e kulisave siç ndodh rëndom në këtë vend. Kemi një situatë interesante sepse ky është koncesioni që para 2013 është cilësuar si një nga aferat më korruptive të qeverisë.
Edi Rama e ka sulmuar si një aferë monumentale korrupsioni dhe PS u zotua se do ta anulonte, por kur erdhi në pushtet dhe sot 10 vjet më pas ka ndryshuar 180 gradë për këtë koncesion markimi dhe nuk po e përfundon në kohë normale por e zgjat dhe me 10 vjet të tjera. Koncesioni është ai që është dhënë në 2013 nuk ka ndryshuar fare, kanë ndryshuar vetëm pronarët. Kjo që po ndodh të con në moralin që koncesioni është i keq kur e ka tjetri dhe është i mirë kur e marrin njerëzit e mi.



