
Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se çmimi i kafesë në bare dhe restorante duhet rritur. Kjo rritje sipas tij duhet të shkojë paralel me rritjen e pagës minimale.
Rritja e pagës minimale, e gjitha do t’i shkojë konsumatorit. Çmimet e shportës duhej të ishin rritur. Kafeja ka mbetur me të njëjtin çmim siç e kemi pasur me rrogën minimale 15 mijë lekë. Çmimi duhet të rritet. Ne kafen e importojmë, nuk prodhojmë vetë. Nëse atje ku ne e importojmë, kafja shitet 1 euro e kusur, ne e shesim nën një euro.
/ MCN Economy /



