
Qeveria fut OJQ-të krahas fermerëve dhe agrobizneseve në listën për fonde nga Programi për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë, kriteri për OJQ-të është që të jenë pjesë e programit të zhvillimit të 100 fshatrave, që është strategji e ngritjes së agroturizmit.



