Rishtetëzohet terminali i kontenierëve në Portin e Durrësit, ishte dhënë me koncesionin për 35 vjet

Rishtetëzohet terminali i kontenierëve në Portin e Durrësit, ishte dhënë me koncesionin për 35 vjet

Qeveria do të rishtetëzojë menaxhimin e Terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit.

Gjykata e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e Ministrisë së Transporteve për prishjen e koncesionit 35-­vjeçar me konsorciumin “Durrës Container Terminal”, i përbërë nga shoqëritë “Kurum Shipping” dhe “Global Ports Holding”.

Ministria e Transporteve e ka kërkuar prishjen e koncesionit, sepse pretendon që kompania koncesionare nuk ka përmbushur kushtet e kontratës, si investimet e detyrueshme apo edhe përmirësimi i shërbimit.

Terminali i kontenierëve në Durrës u dha me koncesion në vitin 2011.

Sipas kontratës, kompanisë fituese iu transferua monopoli ekskluziv i ngarkimit dhe shkarkimit të anijeve kontenierike në port.

Të dhënat tregojnë se, ky është një nga koncesionet më të mëdha të dhëna nga shteti shqiptar.

Vetëm në vitin 2015, kompania koncesionare realizoi rreth 10 milionë dollarë të ardhura, ndërsa për të gjithë periudhën e koncesionit, vlera e kontratës tejkalon 400 milionë dollarë.

Burime nga Ministria e Transporteve thonë se, shfrytëzimi i Terminalit të kontenierëve do të rishtetëzohet.

Sipas tyre, nëse edhe në shkallët më të larta të gjyqësorit do të konfirmohet i njëjti vendim, atëherë ky shërbim do t’i mbetet shtetit dhe nuk do të ritenderohet për t’u dhënë me koncesion. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy