Si të mos mjaftonte situata me çmimet e larta, në disfavor të qytetarëve është edhe përdorimi i gjerë i euros në ekonominë shqiptare. Nisma e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë për të minimizuar përdorimin e monedhës europiane duket se ka dështuar, çka pranohet edhe nga ekspertët Selami Xhepa dhe Mateo Spaho.



