Festat e fundvitit, nisin kontrollet në tregjet ushqimore

Festat e fundvitit, nisin kontrollet në tregjet ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po ushtron kontrolle në të gjitha subjektet tregtare në të gjithë vendin, për të garantuar konsumatorët mbi ushqimet që konsumojnë.

Burime nga AKU, bëjnë të ditur se në prag të festave të fundvitit, kur konsumatoret rrisin dhe fluksin e blerjeve ushqimore për festën tradicionale të ndërrimit të viteve, kontrolli dhe kujdesi per ushqime të sigurta në tregje do të jetë edhe më i madh në të gjitha fushat e veprimtarisë ushqimore, fast foode, punishte te embëlsirave , restorante tej.

Festa e fundvitit pritet të sjellin rritje të inspektimeve te Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në të gjithë vendin. Përqëndrimi më i madh i inspektimeve sipas AKU-se do te jetë tek tregtaret ambulant, pasi aty është mundësia më e madhe për abuzime.

Inspektorët e AKU-së janë në punë të vazhdueshme për evidentimin e të gjitha praktikave që bien ndesh me legjislacionin e sigurisë ushqimore. Kryesisht AKU është fokusuar tek supermarketet për të evidentuar kushtet higjieno-sanitare si dhe fast foodet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy