BE ende pa marrëveshje për planin e rimëkëmbjes (VIDEO)

BE ende pa marrëveshje për planin e rimëkëmbjes (VIDEO)

Krerët e Bashkimit Europian dështuan edhe të dielën të arrinin një marrëveshje mbi krijimin e një pakete për rimëkëmbjen ekonomike.

Negociatat pritet të vazhdojnë të hënën.

Samiti, i cili ka filluar me datë 17 korrik, ishte planifikuar të zgjaste dy ditë, por në mungesë të një marrëveshje, liderët e BE-së ranë dakord për të zgjatur bisedimet.

Mësohet se kryesuesi i samitit, Charles Michel u tha 27 udhëheqësve të BE-së se më shumë se 600 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në të gjithë botën dhe se ishte përgjegjësi e tyre për të qenë të bashkuar në këtë kohë krize.

Në takimin e 18 korrikut, tensionet u rritën kur kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron u larguan nga mbledhja, së bashku me katër shtete të pasura, me qëllim që të gjenin kompromis mbi kufizimet që duhen vendosur në lidhje me grantet dhe për kriteret ndaj shteteve që do të marrin grante për të tejkaluar krizën ekonomike që është shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Çështja kryesore është se sa pjesë të fondit të rikuperimit do të shpërndahen si grante dhe sa si kredi.

Plani i rimëkëmbjes, i cili mbështetet nga Franca dhe Gjermania, aktualisht parasheh 500 miliardë euro grante dhe subvencione dhe 250 miliardë euro kredi.

Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave.

Shtetet e jugut, si Italia dhe Spanja, thonë se një gjë e tillë do ta bllokonte procesin.

Banka Qendrore Europiane ka parashikuar tashmë rënie prej 8.7% të ekonomisë së Eurozonës këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Udhëheqësit po përpiqen gjithashtu të përcaktojnë një buxhet të BE-së për vitet 2021-27 në shumën 1 trilion euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy