Biznesi i koleksionimit/ Emini: Objektet dhe veprat duhet të regjistrohen, mungojnë regjistrat zyrtarë

Biznesi i koleksionimit/ Emini: Objektet dhe veprat duhet të regjistrohen, mungojnë regjistrat zyrtarë

Gazetari Geri Emini, duke folur në “Mcn Economy” mbi biznesin e koleksionimit në Shqipëri tha që ka nevojë për regjistrimin e veprave apo objekteve me vlerë historike. Ai thekson se ende nuk është krijuar ende regjistri i licencave që veprat të eksportohen. Ai shton se në momentin kur një objekt s’ka certifikatë, mund të jetë subjekt i ndjekjes penale apo sekuestrimeve.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Sot në Shqipëri ky pasion shtrihet në të gjitha fushat. Ka të apasionuar pas mbledhjes së monedhave, pullave postare, dhe shumë koleksionuesh automjetesh të vjetra. Kemi edhe koleksionues të fokusuar të veprat e artit, nga ato që lidhen me fushën e arkeologjisë, deri të periudhat më moderne, që lidhen me pikturat moderne. Ka larmishmëri të koleksionuesve në Shqipëri. Koleksionistët shqiptarë etikë, që bëjnë një punë të shkëlqyer, jo vetëm në mbrojtjen por edhe promovimin e identitetit të shqiptarëve janë të shumtë, siç ka të tjerë që kanë nevojë të kontrollohen apo për një fare Vetingu. Instituti i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore është pothuajse jashtë funksionit. Ende ka akte nënligjore që mbeten për t’u miratuar. Çdo koleksionist që ka vepra apo objekte me vlera historike, duhen regjistruar. Duhet të jenë objekte të njohura. Ka nevojë të formalizohen dhe të regjistrohen siç ligji e kërkon. Nuk është krijuar ende regjistri i licencave që të eksportohen. Ish-ministria e Kulturës s’ka qenë në një hap me koleksionuesit shqiptarë. Subjektet private kanë detyrimin që kur kanë koleksione me vepra historike t’i regjistrojnë ato. Në momentin që s’kanë certifikatë, licencë, mund të jenë subjekt i ndjekjes penale dhe sekuestrimve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy