Bizneset e vogla në SHBA tani janë orientuar drejt pushimeve nga puna për t’i mbijetuar pasojave ekonomike të shkaktuara nga virusi Covid-19.
Lajmi është konfirmuar nga një agjenci menaxhimi e burimeve njerëzore e quajtur Gusto, sipas të cilës, bazuar në një anketë të realizuar mbi 100 mijë biznese të vogla në SHBA, pushimet nga puna u rriten me 1.021% në krahasim me një muaj më parë.
“Kjo është e paparë”, tha Daniel Sternberg, drejtuesi shkencor i të dhënave në Gusto.
Në ana tjetër, tha ai, numri i përgjithshëm i bizneseve të vogla ra me 3.7% në muajin mars.
“Gjatë kësaj kohe, bizneset e vogla në Nju Jork, veçanërisht ato që mbështeten në trafikun këmbësor, shënuan humbjen më të lartë neto të punonjësve, të ndjekur nga Nebraska dhe New Mexico”, tha Sternberg.
Prilli, pritet të jetë shumë më i keq kur vjen puna tek pasojat e krizës dhe ekonomistët e parashikojnë papunësinë në 15% ose më shumë javët e ardhshme.



