Meksi: Ndaj “ONE”, sulm i mirëfilltë kibernetik. Nuk është turp thyerja, por mos transparenca (VIDEO)

Meksi: Ndaj “ONE”, sulm i mirëfilltë kibernetik. Nuk është turp thyerja, por mos transparenca (VIDEO)

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, për sulmin kibernetik ndaj kompanisë telefonike “ONE” thotë kompanitë ndërkombëtare kur hakerohen kanë zakon edhe për të marrë ata narrativën të shpjegojnë me një dozë të madhe detajesh se çfarë ka ndodhur.

Duke folur oër emisionin “MCN Economy”, Meksi deklaroi se kompanitë nuk kanë tendencën për të qenë pasiv, apo të fshehur dhe se në rastin në fjalë sulmi është publik, se mungon shërbimi.

Ajo çka konfirmojmë është se ka një sulm të sistemit IT, që nuk funksionon asgjë me tarifimin me të drejtat e përdoruesve. Nuk diferencohen shërbimet.

Përtej rolit të billing si tarifues, është e qartë se është prishur për muajin dhjetor. Dhe jam kurioz se si do tarifohen në janar, a do ia fusin me top.

“ONE” nuk është një kompani e vogël. Është një kompani në vlera asetesh miliona euro. Një kompani me fibra optike ndër më të mëdhatë dhe rrjete antenash.

Tek rasti i “ONE” kemi sulm të mirëfilltë kibernetik. Kanë studiuar për ditë të tëra, kanë marrë rolin e userit admin, të një ose më shumë serverëve të brendshëm dhe kanë arritur të sulmojnë të dhënat.

Mund të kenë punuar për muaj për ta thyer. Nuk është turpi tek thyerja, por tek mostransparenca e kompanisë.

Nuk është se “ONE” ka blerë një sistem të keq, ne po themi kjo gjëja ndodhi, është para të gjithëve.

Ka një dëmtim të sistemeve dhe ata duhet të jenë transparent ndaj publikut.

Pas dy viteve sulm kibernetik, është më se e nevojshme që të ulemi dhe me seriozitet të deklarojnë çfarë ka ndodhur, të informojnë publikun pa dëmtuar veten e tyre.

Se një lloj përgjegjësie e kanë. Nuk dihet sa është gama e dëmtimit. Nuk ka asnjë lloj transparence.

AKEP është kundra klasifikimit të “ONE” dhe “VODAFONE” si infrastrukturë kritike. 

Tregu aktualisht i kompanisë celulare në Shqipëri aktualisht ka dy operatorë, nuk ka asnjë vend që të ketë vetëm dy operatorë.

AKCE të matet mirë, ai zotëria që u emërua vitin e kaluar, të marrë përgjegjësitë e veta. Ajo çka po kritikojmë është mos transparenca në informacion.

Ajo që AKCE dhe AKSHI bën një deklaratë vetëm një faqe. Problemi është te perceptimi i territ kibernetik.

Perceptimi për eAlbania është si incenerator eurosh. E nisi ish-Kryeministri Berisha dhe Endri Hasa, aktualisht deputeti i Bashës, i cili ishte numri 2 i institucionit.

Kjo lojë është komplet e turpshme, për ata pak që e ndjekin. Sektori i IT-së e ka performancë dhe euro të harxhuara dhe jo pse harxhon euron.

Ky treg, duam s’duam është e ardhmja e shumë viteve dhe investimeve duam s’duam, duhet të kalojnë këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy