Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka denoncuar sot qeverinë se që me ardhjen në pushtet, jo vetëm se nuk ka bërë asgjë për “detyrimet e prapambetura, porse i ka çuar ato në 620 mln euro, dhe të gjitha këto do të paguhen në kurriz të shqiptarëve.
“Morën kredi dhe rritën borxhin publik me premtimin se do të zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.
Burgosen qytetarë sepse nuk kishin paguar detyrimet karshi shtetit ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet ndaj të tretëve.
Gënjyen, mashtruan dhe plaçkitën buxhetin e qytetarëve duke u lënë peshqesh të njëjtën shumë të detyrimeve të prapambetura që vetë u zotuan se do ta zerojnë.
Rriten borxhin e fshehur pa bere asnje km rruge, pa ndertuar nje shkolle te re, dhane cdo gje me koncesion e PPP.
Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon.
Janë litar në qafë për familjarët që po shpenzojnë cdo gje për t’u shëruar nga coronavirus ndërsa shteti është i sëmurë nga pangopësia dhe korrupsioni”.
Tabaku ka një kundërpërgjigjje për gjithë këot gënjështra, që ajo i cilëson të qeverisë Rama.
“Më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tergohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera”.




