Hoxha: Mbi 120 mijë e kanë pensionin nën 100 dollarë, të shpallet emergjencë për ata që marrin 80-90 mijë lekë

Hoxha: Mbi 120 mijë e kanë pensionin nën 100 dollarë, të shpallet emergjencë për ata që marrin 80-90 mijë lekë

Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha e vlerëson strategjinë e qeverisë për pensionin e 13-të, por jo që të vihet në zbatim në vitin 2030. 

Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se në Shqipëri janë mbi 120 mijë qytetarë që marrin pensione nën 100 dollarë.

Po ashtu shtoi se deri në vitin 2030, 40% e atyre që marrin pension sot, nuk do të jenë.

Sipas tij, duhet të shpallet një emergjencë për ata që janë sot dhe marrin një pension 80, 90 dhe 100 mijë lekë të vjetra në muaj dhe që nuk do të jenë nesër.

Sikur të jetë pensioni i 13-të është mirë, por çështja shtrohet nëse do të jetë vërtetë kështu. Kryeministrit nuk i kushton asgjë që ta nënshkruajë dhe pensionistët të përfitojnë. 

Në tre muajt e fundit kemi disa iniciativa apo mendime të hedhura lidhur me çdo të bëhet me pensionet. Qeveria e ka hedhur për 2030, jo që do të fillojë sot. Sot në Shqipëri janë mbi 120 mijë qytetarë që marrin pensione nën 100 dollarë. 

Pyetja është çfarë do bëhet me këta sot? Sot e gëzojnë pensionin mesatarisht 14 vjet dhe kryesisht femrat që dalin më shpejt në pension. Deri në vitin 2030 i bie që 40% e këtyre që marrin pension sot, nuk do të jetë. 

Çfarë iu thua se do ua rrisësh. I pamjaftueshëm edhe premtimi për pensione mbi 200 euro. Nëse ka strategjinë qeveria që sot të ketë një mendim se si do i përballojë shpenzimet ky pensionist që i ka pensionet nën 200 euro. 

Por dhe në vendet e tjera nuk ka pension më të vogël se 50% e pagës minimale në shkallë vendi. Me kontributet e sigurimeve shoqërore qeveria e ka të pamundur. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar rritje të moshës së pensioneve. 

Nëse do të shkojmë te rritja e moshës së pensioneve, fondet botërore do të mbështesim me 20-30% Shqipërinë për të rritur pensionet. Nuk ka asnjë deklaratë që këto veprime do merren para vitit 2030. 

Paga e 13-të mund të tregojë se secili mund të marrë nga një pension bazë dhe ata që marrin një pension më të ulët do marrin një pagë të 13-të shumë të ulët. Sot ka dhe një kategori që merr pension 2900 euro. 

Çfarë logjike është të shpërndash paratë dhe mos të shkojë atje ku ka nevojë qytetari. Ti duhet të shpallësh një emergjencë për ata që janë sot dhe marrin një pension 80, 90 dhe 100 mijë lekë të vjetra dhe që nuk do të jenë nesër. 

Pa parë anomalitë dhe fenomenet negative që kanë dalë në vitin 2024 në Fondin e Sigurimeve Shoqërore, nuk mund të ndërmarrësh as politikë afatgjatë dhe as afatmesme. 

Sot skema e sigurimeve shoqërore për vitin 2024, është minus 560 milionë euro, si rezultat i zbatimit të një bonusi në vitin e ri dhe në pranverë, i cili mund të shpërndahej më mirë. 

Për mendimin tim duhet të shpërndaheshin më mirë që të përfitonin më shumë, se janë nga të ardhurat kombëtare. 

Shtresat që kanë pakur më pak të ardhura mund t’i mbështeste më mirë. 

Pensioni i 13-të mund të hidhet si ide sot, por kjo nuk është transparente dhe nuk shprehem mbi bazën e fjalëve të thëna nga ministri, Kryeministri, por duhet marrë një vendim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy