50% e bizneseve pa të punësuar/ Sakollari: Strukturë me numër të ulët. Gjyriqi: Mungesë e fuqisë punëtore dhe blerëse

50% e bizneseve pa të punësuar/ Sakollari: Strukturë me numër të ulët. Gjyriqi: Mungesë e fuqisë punëtore dhe blerëse

Më shumë se gjysma e ndërmarrjeve ekonomike në Shqipëri rezultojnë se nuk kanë asnjë të punësuar me pagë. Ose e thënë ndryshe, rreth 51% e kompanive në vend janë hapur nga të vetëpunësuar, por pa asnjë rrogëtar. 

 

Për këtë çështje pedagogia e ekonomisë Valbona Sakollari tha për “MCN Economy”, se struktura e bizneseve në Shqipëri ka të bëjë me numër të ulët punonjësish.

 

Ndërsa drejtuesja e shoqatës së Biznesit të Vogël për Tiranën, Blerina Gjyriqi, ngre si shqetësim mungesën e fuqisë punëtore dhe blerëse.

 

Sakollari

Shifrës së 50% të vetëpunësuarve, do i shtoja dhe një 38% që është numri i bizneseve që kanë nga 1-4 punonjës. Kemi të bëjmë me një strukturë biznesesh në Shqipëri, kryesisht të orientuar nga numër i ulët punonjësish. Janë padyshim lloje punësh që nuk sjellin produktivitet të lartë. Pse ky numër ndërmarrjesh me 0-4 punonjës, duhet të kuptojmë se cilat janë arsyet që e nxisin. 

 

Cili është ai stimul që ka drejtuar biznesin në këtë format, në formatin e biznesit të vogël. Është politika fiskale një nga instrumentet që ka nxitur këtë sjellje të individit. Ndërsa fund të vitit 2024, INSTAT, numërojmë vetëm 174 biznese të mëdha, tregon një kambanë alarmi. I vetëpunësuari paguan vetëm 10% të të ardhurave të tij vjetore si barrë fiskale, nëse je i punësuar paguan mbi 20%. 

 

Barra që bie mbi bizneset, janë kryesisht TVSH, sigurimet dhe kontributet shoqërore dhe sociale, si dhe taksat lokale. Bazuar në politikat fiskale në Shqipëri, për tatimin mbi të ardhurat e biznesit, për xhiro nga 0-14 milionë, biznesi nuk paguan tatim mbi fitimin. 

Po e kalove këtë prag, duhet të paguash 15% dhe kjo është një kosto shumë e lartë për biznesin. Kjo bën që bizneset të detyrohen të ndahen dhe copëtohen, për të mos kaluar këtë vlerë. 

 

Gjyriqi

251 mijë biznese janë aktualisht aktive, nga këto biznese pothuajse 200 mijë janë biznese të vogla nga 1-4 punëtorë. Biznese aktive me një punëtor janë rreth 105 mijë. Nuk është vetëm pjesa tatimore që ndikon tek këto biznese që të jenë aktive. Pothuajse këto biznese janë biznese familjare. Arsye është mungesa e fuqisë punëtorë dhe mungesa e fuqisë blerëse. 

 

Pronarët që kanë këtë biznes, si kancelaritë për shembull, rrinë dhe 12 orë hapur vetë pronarët rrinë gjithë kohës. Ndërtimi zë vetëm 5% të kompanive në numër. Ka dhe kompani ndërtimi që kanë vetëm 1 të punësuar dhe punët e tyre i bëjnë me nënkontraktorë. Gjithë këto kompani që kanë xhiro të madhe vjetore, operojnë me nënkontraktorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy