
Presidenti Ilir Meta takon në Maltë kryeministrin Joseph Muscat të cilit i shprehu interesin për krijimin e një Komisioni të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik. Presidenti i ftoi kompanitë malteze të shfrytëzojnë Shqipërinë si një portë hyrëse për biznesin e tyre në rajonin e Ballkanit.



