Shqipëria parafirmos marrëveshjen kuadër me Serbinë për sigurimet shoqërore

Shqipëria parafirmos marrëveshjen kuadër me Serbinë për sigurimet shoqërore

 Shqipëria dhe Serbia parafirmosën marrëveshjen kuadër në fushën e sigurimeve shoqërore.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi se për palën shqiptare kjo marrëveshje u parafirmos nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ndërsa për palën serbe nga përfaqësuesi i Ministrisë së Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale,  Zoran Milosevic.

Marrëveshja iu siguron qytetarëve shqiptarë një sërë përfitimesh, si: pensionin e pleqërisë, përfitimet e barrëlindjes, pensionin familjar, atë të invaliditetit, etj. Ajo gjithashtu siguron bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë që qytetarët të mos humbasin vitet e tyre të punës.

Raundi i dytë i negociatave u zhvillua në Tiranë, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në datat 12-14 mars.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy