Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa ka mbajtur fjalimin e saj në Kongresin e 30-të të Partisë Socialiste, ka dhënë lajmin se një linjë e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi pritet të ndërtohet së shpejti.
Ndërkohë sipas saj, lidhja me Malin eZi do të bëhet nga rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit.
“Do të vijë linja e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi e cila do të bëjë shumë më të leverdishme lëvizjen e mallrave, por edhe të pasagjerëve të Bullgarisë, Turqisë, Maqedonisë së Veriut. Lidhja me Malin eZi do të bëhet nga rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, këto projekte përforcojnë njëri tjetrin”, u shpreh Balluku.



