Nga 1 janari do të sigurohen edhe depozitat e biznesit

Nga 1 janari do të sigurohen edhe depozitat e biznesit

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm skema e sigurimit të depozitave do të përfshijë edhe kursimet e biznesit. Banka e Shqipërisë ka miratuar dy udhëzime të posaçme, të cilat përcaktojnë se ashtu si individët edhe kursimet e biznesit në banka do të garantohen nga shteti deri në masën 2.5 milionë lekë ose mbi 18 mijë euro. Sipas udhëzimit, skema siguron të gjitha llojet e kursimeve, pavarësisht nëse ato janë të vendosura në bankë si depozita, llogari rrjedhëse apo çdo instrument tjetër kursimi.

Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se deri në fund të vitit 2015 biznesi kishte 145 miliardë lekë ose mbi 1 miliardë euro depozita në sistemin bankar. Nga këto do të sigurohen plotësisht rreth 40 miliardë lekë ose 28 për qind e totalit, që sipas ASD i korrenspondojnë 126 mijë bizneseve.

Skema e sigurimit të depozitave siguron deri në 2.5 milionë lekë për çdo depozitë në secilën bankë. Në rastin e bizneseve, ata mund të përfitojnë edhe nëse kanë një depozitë individësh.

Sigurimi i depozitave të biznesit ishte një nga rekomandimet kryesore të Bankës Botërore, pas vlerësimit që ky institucion kreu mbi sistemin financiar të Shqipërisë dy vjet më parë. Po kështu Agjencia e Sigurimit të Depozitave thotë se kjo masë është në përputhje edhe me direktivat e Bashkimit Europian.

Kuvendi ka miratuar këtë vit ndryshimet në ligjin për sigurimin e depozitave. Futja në skemën e sigurimit të depozitave të bizneseve, rrit me 120 mijë subjekte numrin e përfituesve, me një shumë të mbuluar rreth 30 miliardë lekë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy