Fshihen kreditë e humbura, kreditë e këqija zbresin në 18.2% në dhjetor

Fshihen kreditë e humbura, kreditë e këqija zbresin në 18.2% në dhjetor

Kreditë me probleme kanë zbritur në 18.2% në dhjetor, sipas shifrës që është bërë publike nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko. Sipas Bankës, ky reduktim pasqyron efektet e kombinuara të përmirësimit të situatës ekonomike, të ristrukturimit të kredive dhe të nxjerrjes së kredive të humbura nga bilanci.

Edhe në dhjetor të vitit të kaluar, huatë e pakthyera në afat në banka zbritën po në këtë nivel, por më pas ato filluan të rriteshin me shpejtësi, për të arritur në 21.4% në gusht 2016 dhe më pas filluan të reduktoheshin sërish.

Ndikimin më negativ përgjatë e kishte shpallja e falimentit të Kurum për arsye ristrukturimi në shkurt 2016. Sipas të dhënave të bëra publike nga Gjykata, që po shqyrton falimentin e Kurum, nga 230 milionë euro borxhe që kishte në total kompania Kurum, rreth 18% e kësaj shume, apo 42 milionë euro, është kredi e marrë në bankat shqiptare. Rreth 21 milionë euro është kredi tek Raiffeisen,  10.2 milionë euro tek BKT. Më pas, janë Societe Generale me 5 milionë euro, NBG me 3.6 milionë euro dhe ProCredit me 500 mijë euro.

Në vlerë absolute, në krahasim me fundin e 2015-s, stoku në total i huasë me probleme në sistemin bankar u rrit me 100 milionë euro deri në fund të nëntorit, pra krahas huasë së Kurum, sistemit i janë shtuar dhe rreth 60 milionë euro kredi të tjera, që janë vonuar në shlyerje më shumë se 3 muaj.

Ashtu si në dhjetor 2015 edhe muajin e kaluar vlerësohet se ndikim të ndjeshëm ka dhënë fshirja e kredive me probleme, që proces që intensifikohet në dy muajt e fundit të vitit, teksa bankat heqin nga bilanci huatë që kanë më shumë se 10 vjet që nuk kthehen. Ndonëse nuk figurojnë më në bilanc, procesi i rekuperimit të tyre vijon.

Niveli i ulët i kreditimit të ekonomisë nga ana tjetër ka ndikuar në mbajtjen e lartë të treguesit që llogaritet si raport i huave të pakthyera në afat/totalit të huave. Mosrritja e stokut ndikon matematikisht në këtë tregues. Deri në nëntor, huaja ishte rritur me vetëm 0.7% me bazë vjetore (përfshirë dhe efektin e kredive të fshira). / MONITOR /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy