Kërkon mandatin e dytë si Guvernator i BSH, Sejko: Misioni kryesor, stabiliteti i çmimeve

Kërkon mandatin e dytë si Guvernator i BSH, Sejko: Misioni kryesor, stabiliteti i çmimeve

Gent Sejko, i cili kërkon një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, raportoi gjatë së ditës së sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës.

Raportimi i Sejkos, vjen pasi Presidenti Ilir Meta e dekretoi për një mandat të dytë si guvernator.

Teksa prezantoi fillimet e karrierës së tij, ai bëri me dije se ka punuar gjithë kohës në sektorin bankar.

“Misioni kryesor i Bankës së Shqipërisë është stabiliteti i çmimeve. Politika monetare ka bërë një hov të dukshëm cilësor. Banka e Shqipërisë ka monitoruar në mënyrë korrekte kreditë me probleme. Këto kanë zbritur në nivelin 4.5%. Po aq i rëndësishëm është fakti sa rreziku i kredive është ulur. Ky plan masash ka dhënë efekte pozitive. BSH ka administruar me sukses konsolidimin e procesit bankar. Ky proces ka synuar dhe arritur jo thjesht reduktimin e Bankave Tregtare, por mbi të gjitha procesi ka arritur futjen në tregun lokal të aktorëve të motivuar”, u shpreh Sejko.

Ai tha ndër të tjera se sektori bankar mori me vete një pjesë të madhe të pasojave të pandemisë, por që gjithsesi diti si të kryer funksionin pa cenuar kapitalizmin e saj.

Gent Sejko deklaroi se tek sistemi bankar, publiku gjen një vend të sigurt për ruajtjen e të ardhurave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy