
Erion Çela, Dr. i mikrokirurgjisë estetike në një lidhje skype me ‘MCN Economy’ deklaroi se sa i përket çmimeve për ndërhyrjet estetike në raport me rajonin jemi pothuajse afër njeri-tjetrit. Ai theksoi se në klinikat turke pacientë më të shumtë që drejtohen janë shqiptarë, por edhe ata nga Amerika që vijnë me rekomandime.
Duke qenë se vendet e rajonit janë afër njeri-tjetrit dhe aftësia e pacientit është e lehtë për të gjetur dhe për të bërë diferencimin jemi të detyruar të jemi konkurrues me çmimet. Jemi të unifikuar në Ballkan përsa i përket mbjelljes së flokëve. Pacientët më të shumtë janë shqiptarë dhe pjesa tjetër janë të huaj që kanë rekomandim nga shqiptarët që jetojnë në Gjermani Zvicër apo Amerikë.
I pyetur se cfarë diference kanë klinikat tona nga Turqia, Çela tha se “Teknikisht nuk ka asnjë ndryshim, çmimi dhe marketingu është shumë i madh nga klinikat turke duke u nisur dhe nga telenovelat dhe ndihma e medias është shumë e madhe për këto ndërhyrje”.



