Bursat europiane kanë shënuar sot rënien më të madhe që nga falimentimi i “Lehman Brothers”, i cili shënoi nisjen e recesionit të vitit 2008.
Frika e koronavirusit ka ka ulur treguesit e Stoxx Europe 600 me 7.4%. Për të kuptuar këtë rënie, duhet të kujtojmë se trehuesit ranë me 7% në rastin e referendumit të Brexit dhe me 7.5% në dhjetor 2008, në krizën e madhe që më pas u përhap në të gjithë botën.
Bursat e Milanos, Londrës, Parisit dhe Frankfurtit kanë hyrë në atë që në gjuhën e tyre njihet si “tregtia e ariut”.
Edhe bursat amerikane kanë shënuar rënie. Wall Street, Dow Jones, Nasdaq dhe S&P kanë humbur terren që në nisje të ditës.
Koronavirusi, i kombinuar me dështimin e marrëveshjes mes OPEC dhe Arabisë Saudite, ka qenë një kokteil vrasës për bursat.
Ndërsa koronavirusi nuk kursen më asnjë vend me një bum infeksionesh në Evropë, nga ana tjetër rënia e naftës pas dështimit të marrëveshjes, hyn në lojë me efekte jo të vogla.



