Buxheti i 2016 i bashkisë së Tiranës ka shkaktuar debate të ashpra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Të djathët kërkuan që ky projektligj të mos shkojë për votim, pasi është në kundërshtim me ligjin. Ndërsa të majtët së bashku me Kryetarin Veliaj argumentuan se Buxheti i 2016 do të sjellë më shumë investime dhe do ta bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm.



