Malaj - “iniciuesve realë” të shkarkimit: Do të shkarkonit edhe Papën nëse do të kishit fuqi

Malaj - “iniciuesve realë” të shkarkimit: Do të shkarkonit edhe Papën nëse do të kishit fuqi

Arben Malaj ka reaguar sërish pas kërkesës së grupit parlamentar socialist për shkarkimin e tij nga bordi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, drejtuar atyre që ai i cilëson iniciues realë të kërkesës për shkarkim, Malaj shprehet se kjo është një hakmarrje jo vetëm politike.

Duke iu referuar argumentit në kërkesë, sipas të cilës deklaratat e Malajt kanë shkelur etikën e BSH, ai thotë se reputacioni i saj është tronditur shpesh nga keqqeverisja dhe vjedhjet e përsëritura brenda dhe jashtë saj.

Të dashur inicues realë të kërkesës për shkarkimin tim, ndjesë nënshkruesve me ose pa vetëdije profesionale, karriket i keni marrë sa herë që ju janë dashur për t’i keqpërdorur, ndërsa integritetin njerëzor dhe kredibilitietin profesional as e blini dhe as e cenoni dot, sot dhe deri në fund të angazhimeve të mia publike, profesionale apo politike. 

Kjo u ka bërë të hidhni poshtë fasadat dhe të tregoni thelbin e kësaj hakmarrjeje jo vetëm politike. Ju ribëj publikisht të qartë se aspak nuk cenohet reputacioni Bankës së Shqipërisë, i cili deri në të shkuarën shumë të afërt është tronditur shpesh nga dështimi i keqqeverisjes së saj deri në vjedhjet e përsëritura nga brenda dhe jashtë saj.

Këtë shqetësim e kam ngritur që në ditën e parë të mandatit plotësues të KMBSH- në plotësim të mandatit që më besoi Kuvendi i vendit tim (do t’i gjeni të dokumentuara në proces-verbalet përkatëse).
Aktualisht edhe Banka e Vatikanit, më e errëta dhe sekretja në botë, po bëhet më transparente, dhe po dënohen abuzuesit e saj.

Falënderoj Zotin që ju iniciuesve realë që hidhni gurin dhe fshihni dorën, nuk ju ka dhënë fuqi mbihyjnore të kërkoni edhe shkarkimin e Papa Françeskut, që po inicion këtë proces historik për të hedhur dritë në skutat më të errëta të bankës më sekrete të botës".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy