Takimi i Salianjit me emrat më të votuar/ Soko: Më në fund po ndodh diçka, PD po merr një fytyrë të re

Takimi i Salianjit me emrat më të votuar/ Soko: Më në fund po ndodh diçka, PD po merr një fytyrë të re

Analisti Pano Soko, për takimin e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit, një ditë më parë me disa prej emrave më të votuar të listës së hapur si dhe atyre në primaret e Partisë Demokratike, flet për grupim.


Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se Partia Demokratike më në fund po merr një fytyrë te re. 


Sipas tij, nëse vazhdohet me Sali Berishën Partia Demokratike nuk vjen kurrë në pushtet, pasi kërkohet diçka e re.


Më në fund në Partinë Demokratike po ndodh diçka që do duhej të kishte ndodhur shumë më parë. Ndoshta që pas zgjedhjeve të 2017 kur u dhanë sinjalet e para që kjo opozitë s’do e kishte shumë të vështirë me atë që po instalonte Rama për ta përmbysur. 

Duhet një frymë jashtëzakonisht e madhe për të përmbysur makinerinë që Rama instaloi. Nuk u kuptua as në 2017 as më vonë, dhe as pas mashtrimit të madh që bëri Berisha me foltoren, që shumë njerëz e panë pozitivisht. Pse nuk e rrëzon sot qeverinë aktuale, çfarë i dekurajon njerëzit e opozitës që të mos shkojnë të votojnë.

 Partia Demokratike për aktivitet opozitar merr notën 10. Por pse nuk po merr frytet? Sepse në fakt ajo që ka nevojë publiku për tu motivuar nuk është një aksion më pak apo më shumë. Publiku ka nevojë të shohë kush do të jetë konfigurimi i fytyrës së re qeverisëse nga opozita. 

Alternativat që janë servirur deri sot nuk janë pëlqyer. E kanë problemin me përmbajtjen, me esencën, me materien. Basha nuk bëri asnjë luftë dhe kur ishte puna për të bërë luftën u tërhoq. Ky që bëri takimin është grupim. Po merr një fytyrë të re Partia Demokratike. Janë njerëz të pastër që nuk ke ku t’i kapësh. Shpresoj që ky grupim me këtë lëvizje që po bën të ketë rezultat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy