Ekspertja e turizmit Florida Zani thotë turizmi malor në Shqipëri është shumë pak i zhvilluar dhe se klientët shqiptarë priren drejt Malit të Zi apo vendeve të tjera malore që ofrojnë resorte të mirëfillta turistike.
Duke folur për “MCN Economy” lidhur me shpalljen nga qeveria të 11 zonave me përparësi të turizmit malor, Zani tha se së pari duhet filluar nga infrastruktura, dritat dhe uji.
Ajo deklaroi se duhet bërë një plan i mirëfilltë për gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm për 11 zona prioritar.
Në Jug nga bregdeti dhe lumi i Vlorës, mund ta përfshish se ka shumë për të treguar dhe ka akoma njerëz. Se ne kohët e fundit po vuajmë për njerëzit, për stafin. Duhet bërë një plan i mirëfilltë për gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm për 11 zona.
Turistët zgjedhin më shumë Veriun se Thethi dhe Valbona janë dy zonat turistike kryesore që vizitojnë të huajt. Perla janë, por pse mos të zhvillojnë dhe pjesën tjetër.
Duhet të fillojmë nga A-ja, infrastruktura, drita, uji. Se vërtetë do investojë, do hedhë pasurinë e vetë, se në dimër shkon bora lart dhe nuk ke rrugë ku të kalosh.
Ne nuk e dimë se si do zbatohet dhe implementohet, kujt do i jepet e drejta për të ndërtuar, a do jetë në harmoni me natyrën apo do ndërtohet me beton.
Problemi kryesor është mungesa e fuqisë punëtore, se kur nuk gjen në kryeqytet, si mund të jetë e lehtë në një fshat që nuk ka kapacitet, se ishin zona shumë të vogla dhe me sipërfaqe shumë të vogël.



