Hapja e Qendrës së Thirrjeve të Tatimpguese (Call Centre), ka mundësuar që afro 1 mijë subjekte në ditë të marrin shërbim online. Call Centër-i i tatimpguesve është vizituar nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe Drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero. Ministri vlerësoi se më këtë qendër janë thjeshtuar procedurat për biznesin duke ulur koston dhe kohën e tyre për të marrë shërbim.



