Ulen nafta dhe benzina, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Ulen nafta dhe benzina, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë, më 23 maj 2026, çmimet e reja tavan për karburantet në vend, duke përcaktuar ulje të lehtë për naftën dhe benzinën në tregun vendas. 

 

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e radhës, çmimi i shitjes me pakicë për naftën nuk duhet të kalojë 195 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 183 lekë për litër. Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është caktuar 182 lekë për litër dhe 170 lekë për litër në shitjen me shumicë.

 

Autoritetet bënë të ditur se çmimet hynë në fuqi më 23 maj, në orën 13:20, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut ndërkombëtar. 

 

Bordi paralajmëroi operatorët e tregtimit të karburanteve se zbatimi i vendimit është i detyrueshëm, ndërsa çdo shkelje do të shoqërohet me masa administrative deri në pezullim aktiviteti.

 

Në sqarimin zyrtar, institucionet theksuan se çmimet aktuale mbeten nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026. 

 

Për këtë arsye, akciza mbi karburantet do të vijojë të zbatohet në nivelin e plotë 100%, pasi mekanizmi i reduktimit në 80% aktivizohet vetëm kur çmimi i gazoilit tejkalon 220 lekë/litër ose benzina 200 lekë/litër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy