Shkëmbi: Rritja e çmimit të qirave vjen nga rritja e çmimit të apartamenteve. 60 mijë janë bosh

Shkëmbi: Rritja e çmimit të qirave vjen nga rritja e çmimit të apartamenteve. 60 mijë janë bosh

Armand Shkëmbi, sipërmarrës në tregun e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme, tha në “Mcn Econmy” se rritja e çmimeve të qirave të apartamenteve në Tiranë, vjen nga rritja e çmimeve të shitjes së apartamenteve. 

Shkëmbi thekson se s’kemi furnizim të mjaftueshëm të pronave me qira, pasi një pjesë jepen me AirBnb dhe Booking, dhe 60 mijë apartamente janë bosh. 

Ai shton se ndërtuesit s’kanë presion fiskal, dhe ndërtojnë me lekë e blerësve, dhe është krijuar një fluskë tipike shqiptare, që nuk e sheh në Perëndim. 

Unë mendoj se është rritja e çmimit të shitjeve, duke qenë se pronave u është rritur shumë vlera, një pjesë e njerëzve që s’i përballojnë dot ato drejtohen te qiraja, dhe shtohet kërkesa për qira. Kemi edhe element tjetër, s’kemi furnizim mjaftueshëm të pronave me qira, pasi një pjesë bllokohen nga AirBnB dhe Booking dhe një pjesë janë bosh.

Kemi shkuar te 60 mijë apartamente bosh, që i kanë kryesisht emigrantët dhe njerëz të tjerë që e shohin pronën si produkt i mirë investimi. Diku me 20-21 mijë apartamente jepen me AirBnB dhe Booking. Kemi shumë sipërmarrës që ndërtojnë me lekët e blerës.

90 për qind ndërtohen me lekë blerësish. Ndërtuesit s’kanë presion fiskal, ndërtojnë ngadalë, shesin ngadalë. Duke qenë se çmimi i pronave është lartë, njerëzit shkojnë për qira. Është një fluskë tipike shqiptare, jo e Perëndimit. Kemi një fluskë atipike shqiptare. Ne të gjithë blejmë shtëpi për investim, ndërtuesi e shet lartë sepse s’ka peshë fiskale.

Kemi krijuar një ekosistem që s’bën sens nga ana financiare, por të gjithëve u duket fushë me lule. S’e përjashtoj edhe pastrimin e parave, por s’është ai kryesori”.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy