Ministri i Financave Arben Ahmetaj u shpreh sot se qeveria Rama po mban premtimin e bërë 3 vite më parë për hapjen e 300 mijë vendeve të reja pune.
Sipas shifrave që Ministri publikoi, në tremujorin e dytë 2016 rezulton se shkalla e papunësisë është 15.9 %, duke shënuar një ulje prej 1.1 % nga tremujori i parë i këtij viti.



