Tatimpaguesit e mëdhenj, 12.5 mld borxh (VIDEO)

Tatimpaguesit e mëdhenj, 12.5 mld borxh (VIDEO)

Teksa biznesi po adoptohet me sistemin e ri të fiskalizimit, një program që mendohet se do të ulë shifrat e informalitetit, Drejtoria e Tatimeve nuk ka ende një shifër për shkallën e informalitetit në ekonomi. Në një intervistë për MCN, drejtoresha Delina Ibrahimaj zbulon se sa është borxhi që tatimapaguesit e mëdhenj i kanë shtetit.

“Nuk ka një shifër zyrtare për informalitin. Ne gjatë mu7ajve të fundit i jemi referuar të dhënave të ILOS, që in referohet informalitetit në punë dhe jo në ekonomi. Por gjithsesi këto shkojnë në të njëjtën linjë. Sipas ILOS niveli i informalitetit në punë për sektorin privat jobujqësor është rreth 32% në vitin 2019. Në 2020 nuk ka dalë akoma. Është një nivel që ndër vite ka ardhur në ulje gjithmonë.

Ka plane sektoriale të cilat ishin planifikuar të aplikoheshin që vitin e kaluar për reduktimin e informalitetit në sektorë të caktuar, por viti i kaluar nuk na lejoi të implementonim planin siç duhet, pasi edhe kontrollet nuk mund t’i kryenin bizneset, pasi nuk kanë stafin.

Detyrimet e administrës tatitmore nga tatimpaguesit e mëdhenj sot janë 12.5 miliardë lek, që është afërsisht 10% e borxhit total,”-thotë Ibrahimaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy