Albcontroll para për paratë e Becchettit/ Soko: Duhet hetuar edhe vendimmarrja e Korporatës së Investimeve, pse nuk është kthyer borxhi (VIDEO)

Albcontroll para për paratë e Becchettit/ Soko: Duhet hetuar edhe vendimmarrja e Korporatës së Investimeve, pse nuk është kthyer borxhi (VIDEO)

Sipas raportimeve në media, qeveria shqiptare, përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve po përdor mjete të jashtëligjshme për të menaxhuar dhe transferuar pasuritë publike, duke i drejtuar ato drejt rrethit të saj klientelist.

 Kjo hua dhe fonde të tjera publike po përdoren për të kamufluar pagesën e gjobës së vendosur nga arbitrazhi ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar për çështjen Becchetti.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në programin “MCN Live”, thotë se gjeneza e problemit është përgjegjësia e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama për vendimet që çuan në këtë situatë.

 Soko thekson se ky veprim është një pasojë e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, e cila ka kërkuar që shteti shqiptar të paguajë për dëmshpërblimin ndaj Becchettit.

Gjeneza e problemit është se ky veprim ka ardhur nga përgjegjësia e qeverisë dhe kryeministrit, i cili ka ndikuar në këtë proces. Vendimi i gjykatës është i qartë, dhe për këtë duhet të paguajë qeveria shqiptare, jo vetëm me paratë e buxhetit të shtetit, por edhe me pasuritë që janë të gjithë qytetarëve.

Albcontroll është përfshirë në këtë çështje, pasi është një nga institucionet publike që ka llogari jashtë shtetit dhe është përdorur për të menaxhuar pasuritë që janë të bllokuara nga gjykata ndërkombëtare. Ky veprim ka pasur pasoja për financat e Albcontroll dhe ka vështirësuar punën e tij.

Pra, duke qene se qeveria shqiptare nuk u tregua e përgjegjshme për ta marrë përsipër vet për ta paguar, vendimin që ka ndaj Gjykatës së Arbitrazhit dhe thonin se 0 leke do të marrë Beketi dhe kryeministri thoshte se nuk do paguaj asnjë lek dhe një zot e di se si do shpëtonte ai pa paguar, dhe duke qenë se u tregua e papërgjegjshme, Gjykata u detyrua që përmes mekanizmave që ka aplikuar forcërisht kthimin e detyrimit ndaj të dëmtuarit, duke bllokuar të gjitha llogaritë që ka shteti shqiptar jashtë vendit. 

Duke qenë se KLSH ka evidentuar dhënien e një huaje prej 2 miliardë lekësh nga kjo korporatë për Albcontrol, Soko theksoi se Korporata Shqiptare e Investimeve nuk ka kompetencën për të dhënë hua dhe se duhet të shqyrtohet se si është marrë kjo vendimmarrje.

Albcontroll ka marrë një hua prej 2 miliardë lekësh nga Korporata Shqiptare e Investimeve, një veprim jashtë çdo kornize ligjore. Kjo është diçka që duhet të hetohet dhe të shqyrtohet vendimmarrja e Korporatës së Investimeve, për shkak se ky borxh ende nuk është kthyer.

Korporata Shqiptare e Investimeve nuk ka kompetencën për të dhënë hua dhe se duhet të shqyrtohet se si është marrë kjo vendimarrje. 

Kjo situatë është një “manipulim financiar” dhe ka kërkuar hetim të mëtejshëm për të zbuluar arsyet se përse ky borxh ende nuk është shlyer.

Tani KLSH ka gjetur këtë që ok ka marrur borxh dhe kjo është një gjë që duhet hetuar, se si kemi ardhur deri këtu por pse është kthyer borxhi, sepse Korporatës Shqiptare të Investimeve nuk është kompani që jep borxhe, nuk e ka në tagër. 

Kështu që duhet hetuar vendimmarrja e Korporatës Shqiptare të Investimeve, dhe sa do vazhdoj ky borxh që është ne fuqi. 

Ky është një problem që duhet të trajtohet me seriozitet dhe transparencë, pasi është një çështje që ka të bëjë me përdorimin e parave të taksapaguesve dhe pasuritë e shtetit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy