Ulet furnizimi me naftë në Europë, pritet rritja e çmimit

Ulet furnizimi me naftë në Europë, pritet rritja e çmimit

Europa mund të përballet me mungesë të naftës brenda dekadës së ardhshme.

Të paktën kështu pretendohet referuar një raporti të Projekt Shift, i cili thekson se ekonomitë e mëdha duhet të kalojnë në burime më të pastra energjie dhe të “krijojnë një botë pa naftë”.

Sipas këtij studimi paralajmërohet se prodhimi i naftës mund të ulet shumë shpejt, duke rritur rrezikun e një krize të furnizimit me naftë dhe duke rritur çmimin në treg.

Analiza u bazua nga të dhënat e Rystad Energy, e cila zbuloi se prodhimi i naftës nga Rusia dhe ish-BRSS sigurojnë më shumë se 40% të furnizimit me naftë të BE-së, por që tashmë ka pësuar një rënie sistematike.

Prodhimi i naftës në Afrikë, i cili përbën më shumë se 10% të furnizimeve me naftë të BE-së, pritet të bie ndjeshëm gjatë dekadës së ardhshme.

Ndikimi i pandemisë Covid-19 është një kërcënim për furnizimin me naftë në vitet 2020, duke ngecur investimet në projektet e reja.   

Kompanitë e mëdha të naftës pritet të shkurtojnë planet e tyre të shpenzimeve me gati 40 miliardë dollarë, si rrjedhojë e pandemisë, e cila ka bërë që kërkesa për naftë dhe çmimi i saj të bie.

Çmimi global i naftës është rritur mbi 40 dollarë për fuçi, sepse prodhuesit kryesorë të naftës brenda kartelit të naftës Opec kanë rënë dakord për një marrëveshje historike për të ulur përkohësisht sasinë e naftës që ata prodhojnë.

Vendet të cilat investojnë shumë në automjete elektrike, për shembull, do të jenë në gjendje të shmangin vështirësitë ekonomike nga rritja e çmimeve të karburantit, ndërsa ato që nuk munden, do të duhen të largohen gradualisht nga benzina dhe nafta për të shmangur kostot e larta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy