Gazsjellësi TAP veç të tjerave është një shpresë edhe për të vënë në punë TEC-in e Vlorës, një projekt energjetik i dështuar dhe i financuar nga Banka Botërore.
Ministri i Energjetikës tha sot se për këtë qëllim po kryhet një studim fizibiliteti, pjesë e projektit të financuar nga qeveria zvicerane për gazifikimin e vendit.



